Pasi thamë “mirupafshim” dhe pas përfundimit dramatik të pjesës së parë, është e vështirë të arrihet në konkluzionin se kjo është krejt çka mund të themi për urbanizmin që nuk respekton të kaluarën në kryeqytetin maqedonas, Shkup. Historia e Shkupit sigurisht që është më e zgjeruar dhe më e ndërlikuar dhe duhet të rrëfehet në shumë raste.

Qytetin, historinë e shkurtër të të cilit e përmenda në hyrjen e pjesë së parë, në si qytetarë të Shkupit nuk arrijmë ta përjetojmë, pra, më shpesh e bëjmë këtë nëpërmjet shkrimeve si ky dhe shumë pak në realitet, sepse qyteti ende nuk ia ka dalë t’i integrojë si duhet në strukturën e vet mbetjet e së kaluarës së pasur. If the residents are not living this story, then it is even harder to present it to the visitor.

Nga boshti historik veri-jug, që në thelb është qendra e Shkupit modern dhe zhvillimi i tij përgjatë një periudhe së paku 1000 vjeçare nëse shohim pas nga sot, duke lëvizur 4 km në perëndim, vijmë tek qendra e parë e qytetit, Shkupi antik – Skupi.

Themelet e tij urbane në formën që mund të shihen në vend regjistrohen në periudhën romake, pra, tranzicioni nga fundi i shekullit të parë para Krishtit deri në fillim të shekullit të parë pas Krishtit. Mirëpo hulumtimet më të reja kanë konfirmuar praninë e banorëve në të njëjtin vend në shekujt 7 dhe 8 para Krishtit, banorë me origjinë paone, gjë që hap mundësinë që fillesat e Shkupit të jenë shumë më të hershme.

Lokacioni i Skupit të lashtë është i rëndësishëm, në kryqëzim të dy rrugëve kryesore: lindje-perëndim, nga Deti i Zi drejt Detit Adriatik, dhe veri-jug, nga lugina Vardar-Moravi drejt Detit Egje. Ky pozicion e bën atë një qendër rajonale shoqërore dhe kulturore, që në shekujt e parë të krishtërimit arriti potencialin e plotë të zhvillimit. Në mesin e ndërtesave më të rëndësishme duhet të përmendim teatrin antik, me kapacitet prej 9,000 spektatorësh dhe si i tillë, ishte teatri më i madh i zbuluar dhe i njohur në pjesën e Vardarit të Maqedonisë.

Rrënimi i qytetit antik ndërlidhet me tërmetin katastrofik të vitit 518, që themeloi një qendër të re të qytetit në lindje, mirëpo në një pozicion më realist dhe logjik. Në fakt, nga Zajçev Rid ku gjendet Skupi pranë derdhjes së lumit Lepenc në Vardar, nëpërmjet kodrës aty pranë (Barraket e Ilindenit) mund të arrini në kodrën e Gradishtes, në këndin lindor të së cilës është përzgjedhur pothuajse pozicioni i pasqyruar pranë derdhjes së lumit Serava në Vardar. Ky është tipar gjeografik tipik i pothuajse të gjitha qyteteve të mëdha antike, gryka e lumenjve.

Rilokimi i qytetit në këtë konglomerat të tri kodrave nuk e përjashton kodrën ndërmjet (Barrakat e Ilindenit) nga ndërhyrjet dhe mbetjet e saj ende janë të dukshme edhe sot. Këtu pozicionohet ujësjellësi i Shkupit dhe për origjinën e tij ka dy teori: njëra nga shekulli VI dhe e dyta nga periudha osmane. Duke patur paraysh procesin e lëvizjes së qendrës dhe pozicionin e Shkupit të atëhershëm tek pozicioni i ri në vendndodhjen e fortifikatës së Shkupit, logjika për nevojën për ujë të pijshëm dhe drejtimi i lëvizjes së këtij ujësjellësi që orientohet tek pozicioni i ri, ta datosh në shekullin VI është mjaft logjike. Ajo çka është e pakundërshtueshme, par ardhjes së osmanëve, është se ata rindërtuan shumë ndërtesa në Shkup, si Urën e Gurit, themelet e së cilës që datojnë nga shekulli VI u fortifikuan.

Si përmbledhje, tre kodra, tre trashëgimi arkitekturore: qyteti antik – ujësjellësi – qyteti mesjetar. Menjëherë më pas, boshti i përmendur veri-jug shtrihet nga Kodra e Virgjër drejt Stacionit Hekurudhor të Vjetër.

Një ndërlidhje e tillë e periudhave rrjedhimisht është mundësi urbane për konceptualizimin e shtigjeve historike me përmbajtjen e duhur, me shkallën e mbrojtjes dhe prezantimin e përshtatshëm. Ai ka potencialin të lidhet nëpërmjet Vodnos me qytetin satelit mesjetar të Shkupit, kështjellën Çërnçe. Ky është shtegu nga i cili mund të keni një pamje të mirë të zhvillimit të qytetit dhe piketimet e shkëlqyera për vizitorët.

Potenciali është i padiskutueshëm, por ai zhduket pa ndonjë strategji që t’i bashkojë këto pika.

Skupi

Në hartën e sotme të qytetit, Skupi shfaqet nga zona qendrore në vetë kufirin e strukturës urbane menjëherë pranë fshatit (tani vendbanimit) Bardovci, ku ka qasje për trafikun, në një mjedis tranziti për shtëpi individuale, tokë bujqësore dhe ndërtesa komerciale.

Ajo çka mungon është ideja për ta planifikuar këtë hapësirë që ta shfrytëzojë vendin në mënyrë aktive, por edhe për ta përkufizuar një mjedis që të mos e mbulojë lokacionin. Kjo nënkupton përmbajtje që duhet të përputhet me vlerësimin e saj: muzeum, qendërhulumtimi, galeri, parking për vizitorët, ushqim dhe aktivitete shtesë. Në praktikën aktuale të urbanizimit vendor, nocioni i vizionit, proporcionit dhe pikës në hapësirë ka humbur, ndaj frika se në të ardhmen mund të ndodhin veprime që e rrezikojnë vendin, është e arsyeshme. Kjo do të thotë se nga pozicioni i rrafshtë i rrugëve është e mundur të kapen pamjet drejt teatrit dhe elementeve që janë në shërbim të shfrytëzimit të duhur të hapësirës.

Lidhja e kësaj zone me anën tjetër të lumit Vardar ende nuk është organizuar si duhet dhe nga atje në të ardhmen duhet të presim fluksin më të madh hyrës të lëvizjeve të këmbësorëve dhe vizitorëve. Kjo lidhje duhet të përkujdeset që të riorganizojë vendbanimit në këmbë të shtëpive të banimit dhe sidomos ta pengojë ngritjen më lartë të tij për të shmangur bllokimin e qasjes pamore.

Ujësjellësi

Ujësjellësi gjendet në distancë ajrore prej 2,200 metrash pranë kufirit me Barrakat e Ilindenit. Është në gjendje shumë të keqe dhe ka nevojë për restaurim të menjëhershëm. Pozicioni i tij fare pranë bulevardit “Sllovenia” dhe hapësirës së lirë në atë zonë si dhe shpalljet për urbanizimin dhe ndërtimit pjesërisht të barrakave, edhe njëherë ka krijuar hapësirë për frikën legjitime të intervenimeve potencialisht të këqija dhe të bllokimit. Është shpallur mbrojtja e tij, mirëpo rregullimet dhe adaptimet urbane të mjedisit më të gjerë drejt qasjes së tij është diçka që duhet marrë parasysh.

Kalaja e Shkupit

Kalaja është në pikën më të fundit lindore të këtij boshti të lakuar. Ne e vëzhgojmë nga ana e kundërt nga perëndimi në lindje, për shkak të kontaktit me lëvizjen veri-jug (Kodra e Virgjër me Stacionin e Vjetër Hekurudhor). Tek fortifikata, një dekadë më parë, u bënë punime të mëdha, por edhe intervenime të papërshtatshme në nëntokën e kalatës së lumit Vardar. Nën pjerrtësinë jugore janë ngritur ndërtesa shumë të larta për qëllime të papërshtatshme, që absolutisht duhej të ishin në kontekst të prezantimit dhe promovimit. Mirëpo, na kanë sjellë ndërtesat administrative të Ujësjellësit dhe Kanalizimit, si dhe ndërtesën administrative të EVN-në, me lartësi të diskutueshme që uzupon pamjen nga ana e kundërt. Pra, pamja është privatizuar pjesërisht. Drejt pjesës perëndimore të fortesës, në hapësirën pranë muzeumit të bukur të artit bashkëkohor janë ngritur tashme objekte me karakter estetik të dyshimtë nga sektori i hotelerisë dhe ato e kanë uzurpuar vendin paturpësisht. Kjo hapësirë duhet të zhduket dhe parku duhet të projektohet si vend që i bashkon. Tashmë po vijnë kërcënime, bashkë me orekset degraduese të ndërtimeve të të njëjtit karakter në pazarin e Shkupit.

Edhe fortesës i mungon lidhja e mirë nga ana perëndimore me rrëzën e kodrës dhe mundësinë për të krijuar të ardhmen një unazë për këmbësorët.

Mungesa e vizionit dhe e kurajos për të vepruar

Këto tre pozicione kanë mundësinë që të lidhen njëra me tjetrën nëpërmjet një tregimi madhështor, me zona parku për biçikleta dhe këmbësorë.

Skupi antik, përmes anës veriore të kodrës Zajcev dhe Barrakave Ilinden deri tek Ujësjellësi. Nga këtu, nëpërmjet Barrakave, pranë Ambasadës së SHBA-ve, nëpërmjet MoCA drejt Kalasë së Shkupit, duhen krijuar lidhje për ta mundësuar këtë rrjedhë. Vendbanime të reja mund të krijohet në të majtë dhe në të djathtë të këtyre hapësirave, duke iu kushtuar vëmendje rëndësisë së tyre parësore. Me urbanizëm vizionar dhe garë publike, mund të arrijmë në zgjidhje pozitive.

Filip Konevski ka lindur në Shkup në vitin 1987. Ai ka diplomuar nga Fakulteti i Arkitekturës në Shkup me temën “Instituti i ruajtjes dhe restaurimit”, ndërsa për momentin ai po punon për temën e tij të masterit “Qasje aktive ndaj trashëgimisë arkitekturore”. Përvoja e tij e punës përfshin studio arkitekturore, punëdore dhe arti. Përveç themelimit të MARH-it dhe manxhimit të hapësirës, aktualisht ai është i punësuar pranë një studioje projektuese në Shkup. Pjesën tjetër të kohës ai ia kushton disa sferave të fushën e krijimtarisë, ndërsa në sferën e tij të shtëpisë (arkitektura), Filipi ka fituar çmime individuale dhe grupore nëpër gara vendore dhe ndërkobmëtare.