Download Document
Simpoziumi i Landscapes of Repair është një ngjarje dy-ditore online që do të sjellë së bashku studiues ndërkombëtarë, artistë dhe aktorë civil vendas, për ta eksploruar bërjen e vendit pas konfliktit në Kosovë. Së bashku do ta shqyrtojmë rimarrjen, rikapjen dhe reformimin e lokacioneve rajonale që janë formësuar nga historitë e vështira, të dhunshme ose traumatike, dhe rëndësinë e ndërhyrjeve artistike si dhe të komunitetit brenda lokacioneve të tilla. Gjatë simpoziumit dy-ditor sigurohet përkthimi simultan në shqip, anglisht dhe serbisht.
Për t’u regjistruar në ngjarje, luteni që ta plotësoni formularin e regjistrimit të Google këtu: https://forms.gle/4nt27LPn5wx7Vwe46
Pasi të jeni regjistruar, organizatori i ngjarjes ju dërgon një link të Zoom për ngjarjet online, si dhe programin e plotë të simpoziumit. Sapo ngjarja ta arrijë kapacitetin e plotë, ne do ta përdorim listën e pritjes. Nëse nuk jeni më në gjendje që të merrni pjesë në këtë ngjarje, luteni që të na tregoni përmes emailit ahke@sheffield.ac.uk ashtu që vendin tuaj t’ia ofrojmë dikujt tjetër.

Schedule

Day 1 Day 2
9.30 (CEST)

Paneli 1: Landscapes of Repair: Qasjet bashkëpunuese në krijimin e hapësirës në peizazhet post-traumatike në Kosovë

Folësit:

Moderimi: Alexander Vojvoda (forumZFD Kosovë)

 

Keynote: Nehari Sharri (Drejtor i forumZFD për Kosovë)

 

Keynote: Dr. Amanda Crawley Jackson (Drejtoreshë e Fakultetit të shkëmbimit të njohurive dhe ndikimit, artit dhe shkencave humane, Universiteti i Shefilldit) & Zelda Hannay (Universiteti i Shefilldit)

 

Bekim Ramku (Drejtor KAF – Festivali i Arkitekturës në Kosovë)

10:45 (CEST)

Paneli 2: Landscapes of Repair: Praktikat bashkëkohore të përkujtimit ndërmjet hapësirave publike dhe private

Folësit:

Moderimi: Korab Krasniqi (Menaxher projekti në forumZFD Kosovë)

 

Folësit:

 

Dr. Emily-Rose Baker (Universiteti i Shefilldit)

 

Dr. Linda Gusia (Universiteti i Prishtinës)

 

Fjollë Caka (South East European University)

 

Dr. Eli Krasniqi (Universiteti i Gracit)

 

Dr. Carmen Levick (Universiteti i Shefilldit)

14:00 (CEST)

Vizitë me guidë ekspozitës “Landscapes of Repair”

Folësit:

Vizitë me guidë ekspozitës “Landscapes of Repair” me Vildane Maliqi, Lulzim Hoti, Argjire Krasniqi, Brixhita Deda, Dardan Zhegrova, Korab Krasniqi

16:00 (CEST)

Paneli 3: Kinemaja në Kosovë si Landscapes of Repair

Folësit:

Moderimi: Zelda Hannay (Universiteti i Shefilldit)

 

Folësit:

 

Sue Vice (Universiteti i Shefilldit)

 

Alush Gashi (Kino Armata Prishtina)

 

Tevfik Rada (Kino Lumbardhi Prizren)

09:30 (CEST)

Paneli 4: Landscapes of Repair: Peizazhe përçarëse dhe trauma të luftës brenda trupave, tokave, lumenjve dhe filmit

Folësit:

Moderimi: Dr. Amanda Crawley Jackson (Universiteti i Shefilldit)

 

Dr. Armina Pilav (Laborator hapësinor jo-luftë/Universiteti i Shefilldit)

 

Ognjen Glavonic (regjisor filmi, skenarist, producent)

10:45 (CEST)

Parallel Session 1: Praktikat e Riparimit: Përgjigjet e komunitetit ndaj peizazheve post-traumatike në Kosovë

Folësit:

Moderimi: Ajete Kërqeli (SHTATËMBËDHJETË/Fondation 17)

 

Folësit:

 

Vullnet Sanaja (Anibari/Peje)

 

Fitore Isufi-Koja (Prishtina, Flirting with leftovers)

 

Termokiss (Prishtina)

10:45 (CEST)

Parallel Session 2: Praktikat e Riparimit: Përgjigjet e komunitetit ndaj peizazheve post-traumatike në Kosovë

Folësit:

Moderimi: SKREQ

 

Folësit:

 

Aliriza Arënliu

 

Adrian Berisha

 

Nikki Murseli

 

Dren Puka

14:00 (CEST)

Guidë nëpër ekspozitë “Landscapes of Repair”

Folësit:

Guidë nëpër ekspozitë “Landscapes of Repair” me Vildane Maliqi, Lulzim Hoti, Argjire Krasniqi, Brixhita Deda, Dardan Zhegrova, Korab Krasniqi

16:00 (CEST)

Mbyllja e tryezës së rrumbullakët “Landscapes of Repair”

Folësit:

Moderimi: Dr. Emily-Rose Baker (Universiteti i Shefilldit)

 

Folësit:

 

Nehari Sharri (forumZFD për Kosovë)

 

Dr. Amanda Crawley Jackson (Universiteti i Shefilldit)

 

Argjire Krasniqi

 

Donjetë Murati (Klubi M)

Speakers

Day 1 Day 2
Amanda Crawley Jackson

Amanda Crawley Jackson është pedagoge e lartë në Studimet Franceze dhe Frankofone në Universitetin e Shefilldit, MB. Si drejtoreshë e Shkollës së Shkencave dhe Ndikimit të Njohurive (Arte dhe Shkenca Humane), ajo është kryesuese për partneritete bashkëpunuese me organizata jo-akademike, duke përfshirë muzetë dhe galeritë. Amanda është një kuratore e pavarur, ekspozita më e fundit e së cilës – Invisible Wounds – u shfaq në galerinë Graves në Shefilld në vitin 2020. Ajo ka botuar gjerësisht për letërsinë dhe fotografinë bashkëkohore nga Franca dhe Afrika e Veriut. Bashkë me Emily-Rose Baker është bashkë-redaktuese e Invisible Wounds: Negotiating Post-Traumatic Landscapes (2020) dhe aktualisht është duke përfunduar një monografi mbi fotografinë, peizazhin dhe durimin e traumës.

 

Zelda Hannay

Zelda Hannay është një studiuese, dramaturge dhe krijuese e performancës me seli në Shefilld. Doktorata e saj e bazuar në praktikën e mbështetur nga AHRC në teatër u përqendrua në një temë qendrore të thyerjes dhe riparimit për të eksploruar praktikën dramaturgjike dhe shkrimet për shfaqje. Si dhe duke punuar si Menaxhere e Lartë e Projektit në Shkëmbimin e Njohurive të Arteve dhe Shkencave Humane, ajo boton tekste akademike dhe bën punë krijuese. Temat me të cilat merret aktualisht në këtë drejtim përfshijnë fanta-shkencën, udhëtimet në hapësirë, mbetjet në hapësirë, parashikimet/mendimet, mace që flasin dhe kapitalizmin mbikëqyrës. Ajo është stipendiste e Akademisë së Arsimit të Lartë.

Bekim Ramku

Bekim Ramku është drejtori themelues i OUD + Architects.  Ai ka një Diplomë në Inxhinierinë e Arkitekturës nga Universiteti i Prishtinës (2007), një MA në Banim dhe Urbanizëm në Shkollën e Arkitekturës AA në Londër (2010), dhe ishte një bashkëpunëtor kërkimor në Departamentin e Planifikimit Urban dhe Hapësinor, SA + P – Instituti i Teknologjisë n Masaçusets (2017).  Ramku inicioi dhe shërbeu si komisionar i Pavijonit Kombëtar të Kosovës në Bienalen e Arkitekturës në Venecia në vitin 2012 dhe 2014 dhe është kurator i studimit dhe instalimit të “Arkipelagut Publik të Prishtinës” të prezantuar në ekspozitën kryesore të arkitekturës në Bienale të Venecias në vitin 2021.  Ai gjithashtu shërben si kurator dhe kritik i jashtëm i institucioneve të ndryshme arsimore në rajon dhe Evropë. Ai është Koordinator për Ballkanin i Çmimit Aga Khan për Arkitekturë, kryeson Zyrën e Kosovës për Rigjenerimin Urban, është themeluesi dhe Kryetari i Kapitullit DoCoMoMo_Kosovo dhe shërbeu si STC në GSURR në Bankën Botërore në Uashington DC. Ramku është gjithashtu një nga anëtarët themelues të rrjetit më të madh pan-evropian të dizajnit dhe arkitekturës “Future Architecture Platform” dhe shërben si ekspert i çmimit Mies Van Der Rohe për Arkitekturën Evropiane dhe Nismës Globale të Qyteteve të Projektimit të NACTO. Për kontributin e tij në praktikën e arkitekturës në vitin 2020 ai mori çmimin BigSEE Architecture Visionary Award.

Nehari Sharri

Nehari Sharri ka lind në vitin 1976 në Prizren. Përvoja e tij me organizatat ndërkombëtare të shoqërisë civile ka filluar menjëherë pas konfliktit në Kosovë, fillimisht duke punuar me CARE International pastaj duke vazhduar me Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit, Pax Christi Flanders dhe që nga viti 2002 ai është me ForumZFD, ku udhëheq zyrën në Kosovë. Mban diplomën në MBA nga Universiteti i Shefilldit. Gjatë periudhës njëzet e një vjeçare, ka kryer me sukses një numër trajnimesh dhe kualifikimesh, brenda dhe jashtë vendit, siç janë: Menaxhimi Strategjik dhe Lidershipi (MB), Akademia për Transformimin e Konflikteve (Gjermani), Reflektimi mbi Praktikat e Paqes (Kosovë, SHBA, Zvicër), Studime të Aplikuara të Transformimit të Konflikteve (Serbi). Nehari Sharri jeton në Prishtinë, me gruan dhe dy fëmijët e tij dhe flet katër gjuhë (shqip, anglisht, turqisht dhe serbisht).

Dr Carmen Levick

Dr. Carmen Levick është ligjëruese për teatër në Universitetin e Shefilldit (MB). Interesat e saj kërkimore janë në studimet e traumës, studimet e kujtesës dhe performancës, duke analizuar proceset post-komuniste të memorializimit. 

Eli Krasniqi

Eli Krasniqi është antropologe, feministe aktiviste dhe shkrimtare. 

Hulumtimet dhe interesimet e saja në akademi përfshijnë studimet e familjes (disertacioni i doktoratës: Familja dhe Patriarkalizmi në Kosovë: ndryshimet dhe vazhdimësisë nga mesi i shek. 20 deri në fillim të shek. 21); studimet e kujtesës, historia shoqërore. Hulumtimi i tanishëm i Krasniqit gjurmon prezencën e Zezë në Ballkan nga shek. 19, duke u përqendruar në gjenealogjitë dhe kujtesën familjare, dhe në shërbyesit dhe dadot që punonin nëpër familje. 

Nga 2018, ligjëron/hulumton në Institutin e Historisë (seksioni i Historisë dhe Antropologjisë së Evropës Juglindore), Universiteti i Grazit, Austri.

 

Dr. Emily-Rose

Dr. Emily-Rose Baker është një bashkëpunëtore kërkimore në Landscapes of Repair, projekt i përbashkët i Universitetit të Shefilldit dhe OJQ ndërkombëtare forumZFD. Para pak kohësh ka doktoruar në Letërsinë Angleze në Universitetin e Shefilldit, ku hulumtoi kulturat përkujtimore të Holokaustit në Evropën Qendrore Lindore pas vitit 1989.

Fjollë Caka

Fjollë Caka është një arkitekte, sociologe dhe planifikuese urbane, aktualisht punon drejt ndërtimit të qyteteve dhe komuniteteve të qëndrueshme, elastike, të drejta dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë. Me një sfond dhe përvojë multidisiplinare në një larmi fushash, duke përfshirë konservimin e trashëgimisë kulturore, vlerësimin e hapësirave publike dhe vendet memoriale/vendet e përkujtimit, promovimin e turizmit kulturor dhe mbështetjen e zhvillimit urban lokal, Fjolla është e interesuar të kuptojë manifestimin e shtresave të ndryshme të civilizimit në hapësirë, dhe në të njëjtën kohë ndikimin e mjedisit të ndërtuar në zhvillimin shoqëror dhe mirëqenien e përgjithshme.    

Korab Krasniqi

Korab Krasniqi është menaxher projekti në forumZFD Kosovë dhe udhëheqës i projektit “Landscapes of Repair”

Dr Linda Gusia

Linda Gusia është një sociologe dhe studiuese feministe, shefe e Departamentit të Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës. Kërkimi i saj është përqendruar në temat e gjinisë, feminizmit, aktivizmit, hapësirës, kujtesës dhe dhunës. Ajo ka bashkë-themeluar Programin Universitar për Studime dhe Kërkime Gjinore, UP. Ajo aktualisht studion dhe punon në: Krijimin e Muzeut të Arsimit: Kujtesa, dhuna dhe rezistenca siç shihet nga artistët, të rinjtë dhe institucionet, ajo gjithashtu është bashkëpunëtore ReSpace Reanimating Contested Spaces (ReSpace): Designing Participatory Civic Education for and with Young People in Kosovo and Rwanda, një projekt i Grantit të Madh Faza 2 i cili heton se si konceptet e hapësirës, përmes metodave pjesëmarrëse të bazuara në arte mund të angazhojnë gjeneratën ‘post-memorie’ në Ruandë dhe Kosovë për të riimagjinuar zonat specifike.

 

Alush Gashi

Drejtor i Kino ARMATA, hapësirës publike në Prishtinë/Kosovë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror. Themelues i NO RECESS, platformës së artit me fokus në muzikë, dhe INIT, kompanisë së komunikimit dhe produksionit filmik. Me përvojë akademike në ekonomi, gazetari dhe shkenca kompjuterike, si dhe angazhim shumëvjeçar në udhëheqje të projekteve mediale. Regjisor dhe producent i katër filmave dokumentarë dhe kontribues i kohëpaskohshëm në media të shkruara vendore dhe ndërkombëtare, mbi tema të shoqërisë dhe kulturës. Lojëtar i pasionuar biliardi dhe kolekcionist i pllakave të gramofonit. 

Dr Sue Vice

Sue Vice është profesoreshë e Letërsisë Angleze në Universitetin e Shefilldit, MB, ku ajo ligjëron letërsi bashkëkohore, filma dhe studime të Holokaustit. Publikimet e saj përfshijnë Holocaust Fiction (2000), Children Writing the Holocaust (2004), the BFI Modern Film Classics volume on Shoah (2011), Textual Deceptions: Literary Hoaxes and False Memoirs in the Contemporary Era (2014) dhe me David Forrest, Barry Hines: ‘Kes’, ‘Threads’ and Beyond (2017). Libri i saj i fundit është Claude Lanzmann’s ‘Shoah’ Outtakes: Holocaust Rescue and Resistance (2021).

Tevfik Rada

Tevfik Rada është një sociolog nga Prizreni. Punon në Lumbardhi si programues filmash dhe zhvillon projekte kërkimore. Ai ka bërë tezën e tij master për Takimet midis Hekurudhave dhe Kinemasë në Fillimin e Shekullit XX: Nga trenat Agit te trenat Cine, ku ai analizoi specifikën e artit/kinemasë avangardë ruse dhe italiane në lidhje me ndryshimet shoqërore dhe teknologjike. Nën Fondacionin Lumbardhi, ai po kryen një hetim afatgjatë në konfigurimet e kinemasë në Kosovë dhe mbi formimin e nacionalizmit turk në Jugosllavi. Përveç kësaj, së bashku me Sezgin Boynik, është duke analizuar formimin e nacionalizmit turk në Jugosllavinë Socialiste.

Alexander Vojvoda

Alexander Vojvoda është aktivist i mediave të komunitetit dhe sociolog. Për momentin punon me forumZFD Kosovë dhe është udhëheqës i projektit “Landscapes of Repair”

Dr Armina Pilav

Armina Pilav është një feministe, arkitekte, studiuese dhe lektorë në Departamentin e Arkitekturës së Peizazhit, Universiteti i Shefilldit. Hulumtimi, praktika dhe mësimdhënia e saj kryqëzohet dhe përqendrohet në politikën e ri-prezantimit dhe riprodhimit të hapësirës fizike të ndërmjetësuar, përvojave trupore në kushte ekstreme të shkatërrimit të luftës ose në kushte të tjera të katastrofës. Armina përdor mjete ndër-mediale, psiko-hapësinoren dhe vëzhgime radikale për të ekspozuar ekologjitë e transformimeve të lumenjve, tokave dhe formave natyrore përkatëse, arkitekturave dhe shoqërisë. Ajo boton në magazina dhe revista akademike, mban ekspozita të rregullta, dhe hulumtimi i saj i fundit mbi shkatërrimin e Sarajevës, Mostarit dhe transformimin e dhunës së banorëve ishte ekspozuar në Bienalen e Arkitekturës në Venecia (2018), si pjesë e projektit Arkitektura e Turpit në Matera në korrik të vitit 2019. Për momentin zhvillon një program kërkimor dhe kuratorial ‘tokat toksike’ mbi shkatërrimin njerëzor të tokave, lumenjve dhe llojeve të tjera të njerëzve. Armina është themeluese e Un-War Space Lab, anëtare e Shoqatës për Kulturë dhe Art Crvena në Sarajevë dhe Community Earth for Us në ishullin Braç, ku është e vendosur aktualisht.

Ognjen Glavonić

Ognjen Glavonić (1985, Jugosllavi) ka diplomuar regji të Filmit dhe TV në Fakultetin e Arteve Dramatike, Beograd. Dokumentari i tij “Živan Makes a Punk Festival” u shfaq ndër të tjera në IFF Rotterdam, Cinéma du Réel, IndieLisboa, CPH: DOX. Pas premierës në Berlinale Forum në 2016, dokumentari i Ognjen “Depth Two” është shfaqur në më shumë se 80 festivale, duke fituar 20 çmime, duke përfshirë Çmimet Kryesore në Festival dei Popoli (Itali), Message to Men (Rusi), Open City Documentary Festival (MB), Dokufest (Kosovë), ZagrebDox (Kroaci), Kasseler DokFest (Gjermani) dhe të tjerë. Filmi i parë artistik me metrazh i gjatë nga Ognjeni, “The Load”, u shfaq premierë në Festivalin e Filmit të Kanës në vitin 2018, në seksionin Director’s Fortnight. Filmi është shfaqur në më shumë se 100 festivale ndërkombëtare (Toronto, Roterdam, BFI London, Vienalle, New Directors/New Films, Moskë…), duke fituar 28 çmime (Marakesh, Haifa, Beograd, Zagreb, Malatia, Pingjao, Sahallin, Kotbus, Koshice, Minsk, Kiev, Triestë…). Ognjen është drejtori dhe bashkëthemeluesi i Festivalit të Filmit në Pançevë (Serbi). 

Ajete Kërqeli

Ajete Kërqeli është bashkëthemeluese dhe menaxhere për zhvillim në Fondacionin Shtatëmbëdhjetë. Arsimi i saj akademik është MSc në Psikologji dhe Këshillim. Ka përvojë në kërkime, çështje LGBTI dhe gjinore, aktivizëm qytetar, vullnetarizëm, fuqizim të të rinjve si dhe mbledhje fondesh dhe menaxhim programi. Ka drejtuar dhe ka marrë pjesë në projekte kërkimore që kanë rezultuar me raporte, doracakë dhe botime të tjera që përqendrohen në barazinë gjinore dhe çështjet e të drejtave të njeriut.

Fitore Isufi-Koja

Puna e Kojas bazohet në mënyrë konceptuale dhe përfshin pikturë, vizatim, video, instalacione, instalacione teksti dhe ndërhyrje publike. Çështjet që stimulojnë krijimin e saj – si pasqyrim i klimës shoqërore, historike, kulturore dhe politike ku ajo punon – janë histori frymëzuese dhe interpretime të ndryshme, manovra politike dhe spekulime kulturore, pabarazi gjinore dhe gjeste me zgjedhje, kufijtë e lirisë dhe format e censura. Puna e Kojas është dëshmuar në projekte të ndryshme, ekspozita dhe prezantime individuale, si në nivel lokal ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Puna e saj është pjesë e koleksionit të Muzeut Ludwig, Budapest (Hungari). Puna e saj është pjesë e koleksioneve private në Kosovë dhe jashtë saj. Kohët e fundit ka botuar një libër Flirtimi me mbetjet. Ajo është ligjëruese në UBT, Prishtinë. Jeton dhe punon në Prishtinë. 

 

Termokiss

Termokiss është qendër e drejtuar nga komuniteti në Prishtinë me mision këmbimin urban dhe civil, reflektimin dhe ndryshimin. Pas rivitalizimit të një objekti industrial të braktisur, qendra sociale “Termokiss” është aktive me një shumëllojshmëri ngjarjesh, të cilat parimisht janë jo-fitimprurëse dhe edukative. Aktivitetet, organizimet dhe proceset drejtohen nga komuniteti përkatës.  Aktivitetet e ofruara përcaktohen nga nevojat e komunitetit dhe shkathtësitë që vullnetarët kanë për të ofruar. Hapësira punon për të promovuar idetë e ndihmës dhe bashkëpunimit reciprok. Prioritet kryesor për ne është të ofrojmë një qendër ​​mikpritëse për të gjithë, përfshi edhe ata zëri dhe kontributi i të cilëve nuk dëgjohen dhe vlerësohen gjithmonë.

Vullnet Sanaja

Vullnet Sanaja është një aktivist kulturor dhe bashkëthemelues i një numri organizatash dhe nismash. Ndër të tjera Anibar, Rrjeti i Organizatave Kulturore të Pejës, Akademia e Animacioneve në Pejë dhe Prishtinë, Peja Jazz dhe Into the Park Festival. Z. Sanaja ka punuar në disa OJQ që janë të përfshira në angazhimin civil, edukimin mjedisor dhe zhvillimin e qëndrueshëm përmes arteve të tilla si ERA, Forumi Kulturor dhe CYCC.

 

Që nga viti 2010, ai është drejtor ekzekutiv i Anibar me seli në Pejë, Kosovë. Anibar është një organizatë që angazhohet për të thyer apatinë qytetare përmes aktivizmit kulturor. Gjithashtu është organizator i festivalit të vetëm të filmit të animuar në vend si dhe menaxhon kinemanë e vetme në qytetin e Pejës dhe përmes organizatës ofron programe arsimore në Prishtinë dhe Pejë.

 

Përveç angazhimit të tij civil, z. Sanaja ka studiuar Shkencë dhe Inxhinieri Kompjuterike dhe ka punuar si zhvillues i softuerit në Swiss IT Factory në Prishtinë për dy vjet. Për një vit e gjysmë gjithashtu ishte anëtar i bordit të Forumit Kulturor të Kosovës – rrjetit të organizatave kulturore në Kosovë. Ai aktualisht shërben si ambasador në European Animation Awards dhe prodhon një dokumentar të animuar të quajtur The Red Line.

 

Adrian Berisha

Adrian Berisha është një ish-futbollist, i mbijetuar nga kanceri dhe DJ me përvojë me një histori të demonstruar të punës në industrinë e muzikës. Ka përvojë në organizimin e aktiviteteve kulturore të tilla si Sunny Hill Festival dhe Prishtina Jazz Week, ka punuar në marketing dhe menaxhim të gastronomisë, si dhe ka qenë vullnetar në shumë projekte të komunitetit. Si Drejtor i Kulturës, përparësia e tij kryesore ka qenë krijimi i një lidhjeje ndërmjet qytetarëve, organizatave, bizneseve dhe Komunës së Prishtinës.

Aliriza Arënliu
Dren Puka

Dren Puka është Drejtori për Kërkim dhe Avokim në Fondacionin Kosovar të Shoqërisë Civile (KCSF). Ka përvojë mbi 10 vjeçare në hartimin e kornizave empirike dhe teorike të analizës, zhvillimin dhe kryerjen e projekteve kërkimore që synojnë të prodhojnë prova për të formësuar politikat publike përmes pjesëmarrjes më të madhe qytetare. Duke punuar me organizata të shumta dhe duke marrë pjesë në iniciativat kryesore të politikave në lidhje me zhvillimin e shoqërisë civile, puna e Drenit është në veçanti e përqendruar në prodhimin e një ambienti që kërkon të nxjerrë në pah zërat e ndryshëm dhe margjinal për të formuar një sferë publike reflektuese dhe gjithëpërfshirëse. Si përfaqësues i shoqërisë civile, ai ka avokuar dhe marrë pjesë në hartimin e Ligjit për lirinë e asociimit dhe dokumenteve të tjera të politikave në lidhje me financimin publik të OSHC-ve dhe pjesëmarrjen e shoqërisë civile në proceset e politikbërjes. Ka kryer studimet pasuniversitare për Politika Arsimore dhe Lidership në Universitetin e Roçesterit.

Nikki Murseli

Nikki Murseli ka diplomë master dhe bachelor në Arkitekturë nga Universiteti La Sapienza në Romë. Ajo është një stiliste multidisiplinare në fushat e arkitekturës, peizazhit, enterierit, dizajnit dhe dizajnit të produkteve. Në fushën e aktivizmit qytetar dhe vullnetarizmit në komunitet, ajo ka bashkë-themeluar qendrën sociale Termokiss në Prishtinë. Gjithashtu ka ndihmuar Metodat e Dizajnit dhe ligjëruar Dizajn të Aksesorëve në UBT në Prishtinë. Në vitin 2016 ajo bashkë-themeloi DYVÓLAB, një platformë multidisiplinare të dizajnit me bazë në Prishtinë për arsimin dhe modelimin e sistemit në ekonominë qarkore. 

 

Clubi M/PART