Kujtimet ne jehonen e konflikteve te armatosura mbeten tejet te kontestuara. Ato nisin te perdoren politikisht, derisa angazhimi kritik me keto kujtime behet i domosdoshem per ndertimin e nje shoqerie demokratike dhe gjitheperfshirese. Per shkak te shfrytezimit dhe ndertimit politik te kujteses, zhvillohet nje kryenarrative mbizoteruese qe i margjinalizon dhe i hesht kujtimet e ndryshme civile me shumeperspektivitetin e tyre.
Narrativa mbizoteruese dhe ajo e historise zyrtare ne Kosove nuk kontekstualizon veç konfliktin e fundit te armatosur. Ajo nis qysh ne antikitetin klasik, per te vazhduar me sundimin e Perandorise Osmane, e te Lufta e Pare dhe e Dyte Boterore,Jugosllavia Socialiste dhe, me pastaj, rezistenca paqesore e civile (ne shkalle shume te kufizuar). Shume aspekte te narrativeve perkatese paraqiten ne menyre fort konservative dhe te orientuara kah vetja, duke perfshire njefare ndjesie te qendreses se lavdishme shqiptare militantiste e mashkullore te sakrifices dhe te fitores kundruall armiqve te kohes, si dhe njefare ndjesiete besnikerise dhete unitetit krahas aleateve.
Kultura materiale e perkujtimit: shtatoret, permendoret, lokacionet perkujtimore dhe ngjarjet qe riprodhojne kete ndjesi te interpretimit, dukshem dhe gjithmbarshem kane zene hapesiren publike dhe peizazhin publik te Kosoves duke i zevendesuar ato te meparshmet (kryesisht kujtesen hegjemoniste serbe e jugosllave). Ne anen tjeter, trashegimia kulturore, monumentet arkitekturale dhe vernakulare si: monumentet arkitekturale katolike/bizantine/ortodokse, monumentet arkitekturale osmane/islame, (sahat)kullat, lokacionet arkeologjike, muzete, kalate, shkollat (e vjetra), bibliotekat, shtepite e personaliteteve etj. jane lene me fare pak e hiç; perkujdesje institucionale, çka i zhvesh perpara kercenimevete kohes, te njerezimit dhete interesave politike e ekonomike.
Kultura njedimensionale e perkujtimit e ka pervetesuar sektorin e arsimit dhe eshte kthyer ne te mireqene per te rinjte e vendit, nderkohe qe trashegimia e kujteses se kontestuar dhe te larget eshte lene pas dore dhe ne fatin e kohes.
Kerkesa qe kujtesa kolektive te behet specifike dhe konstruktive, me pare sesa e dobishme ose e pelqyeshme, na e ka ndryshuar te kuptuarit tone shoqeror, politik dhe kulturor mbi veten dhe te tjeret. Trendi i sotem teknologjik per lifelogging dhe zgjerimi i shpejte i teknologjive mbeshtetese te gjeolokacionit digjital mund ta pershpejtojne ndryshimin e menyrave se si i mendojme, si i modulojme kujtimet e te kaluares dhe si angazhohemi me to.
Projekti “Trashegimia e Kujteses ne Kosove: Konteksti i pergjithshem” synon ta mbledhe, ta centralizoje dhe ta dokumentoje kontekstin e kujteses ne Kosove nepermjet mediave online dhe publikimeve te shtypura. Perdorimi i shtuar i telefonave te mençur, informacioni online dhe mbulesa e gjere e rrjeteve te internetit tregojne per nje mundesi te madhe te ofrimit dhe shperndarjes se njohurive qe do ta stimulonte zhvillimin dhe do ta permiresonte arsimin. Nga ana tjeter, kataloget dhe publikimet, si burim i dyte i informacionit, mbushin boshlleqet e mundesise per ta promovuar historine, kujtesen dhe trashegimine kulturore ne nje kuptim te reformuar ne mesin e te rinjve, te popullsise se pergjithshme, te vizitoreve dhe eksploruesve te huaj te kultures, por edhe te politik-beresve, autoreve teteksteve, studiuesve, hulumtuesve dhe kritikeve sociale, per t’u angazhuar me kujtesen ne menyre kritike dhe konstruktive.
Projekti synon te vendose nje kulture te mbamendjes qe bazohet ne prova me pare sesa ne propaganden politike (siç ka ndodhur deri me tani), duke hulumtuar trashegimine e kujteses se Kosoves dhe duke e perhapur ate nepermjet perdorimit te inovacionit dhe te teknologjise.
Ky projekt paraqet edhe nje kornize alternative metodologjike qe ngerthen disiplina te ndryshme (hulumtimin historik, informatiken dhe teknologjine) per te ofruar te dhena te sakta historike dhe jo fiktive. lnformacioni qe gjendet ne kete publikim disponohet edhe ne internet ne adresen www.kosovomemory.org. Hulumtimi dhe ky publikim jane faza e pare e bashkepunimit ndermjet forumZFD – programi ne Kosove dhe lntegra. Planet e metejme